Home ShowBiz Rita Ora ndan momente nga turneu veror, mezi pret koncertin në Ohër
Rita Ora ndan momente nga turneu veror, mezi pret koncertin në Ohër
0

Rita Ora ndan momente nga turneu veror, mezi pret koncertin në Ohër

0
0
 Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga paraqitjet e saj gjatë turneut veror.

Artistja shqiptaro-britanike publikoi një seri imazhesh ku shfaqet në skenë, pranë publikut dhe në momente nga prapaskenat e koncerteve të fundit. Me këtë postim, Rita ka rikthyer vëmendjen te energjia e performancave të saj live dhe atmosferat e veçanta që ka krijuar me fansat në ndalesat e ndryshme të turneut.

Krahas fotografive, ajo ka dërguar edhe një mesazh për publikun që do ta ndjekë në koncertin e saj të radhës në Ohër.

“Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohrid Summer Festival. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit.

Rita Ora pritet të performojë këtë të shtunë në kuadër të “Ohrid Summer Festival”, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. Koncerti organizohet nga “Pragma Music” dhe pritet të mbledhë fansa të shumtë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Paraqitja e saj në Ohër vjen në një periudhë të ngarkuar për artisten, e cila gjatë muajve të verës ka qenë aktive me koncerte dhe angazhime të ndryshme muzikore. Fansat tashmë po presin me padurim të shijojnë një mbrëmje plot ritëm me hitet më të njohura të Rita Orës.