Home ShowBiz George Clooney dhe familja evakuohen nga rezidenca në jug të Francës për shkak të zjarreve
George Clooney dhe familja evakuohen nga rezidenca në jug të Francës për shkak të zjarreve
0

George Clooney dhe familja evakuohen nga rezidenca në jug të Francës për shkak të zjarreve

0
0

Aktori i njohur hollivudian George Clooney, bashkë me bashkëshorten e tij Amal Clooney dhe dy fëmijët e tyre, janë detyruar të largohen nga rezidenca familjare në Brignoles, në jug të Francës, për shkak të zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë zonën.

Lajmi është konfirmuar nga asistenti i aktorit, i cili ka publikuar edhe një letër që Clooney i ka dërguar kryetarit të Bashkisë së Brignoles. Në letrën e tij, aktori shpreh shqetësimin për situatën dhe tregon se ende nuk dihet nëse prona e familjes ka shpëtuar nga flakët.

“Nuk e dimë nëse shtëpia jonë do t’i mbijetojë kësaj fatkeqësie. Shpresojmë që ju dhe të gjithë banorët të jeni të sigurt. Amal dhe unë do të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij komuniteti dhe do të kontribuojmë për ta rindërtuar, pavarësisht asaj që do të ndodhë”, thuhet në letrën e Clooney.

Prona e familjes, e vlerësuar rreth 9 milionë euro, konsiderohet një nga rezidencat më të njohura të aktorit në Evropë.

Ndërkohë, autoritetet franceze vijojnë përpjekjet për shuarjen e vatrave të shumta të zjarrit në jug të vendit. Temperaturat e larta, era e fortë dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Burimi;https://www.instagram.com/p/DbTsLEPCNZI/?hl=en&img_index=1

Foto: https://www.instagram.com/p/DbTsLEPCNZI/?hl=en&img_index=1