Home ShowBiz Anderson Paak rrëfen traumën e fëmijërisë: Pashë babanë duke dhunuar nënën time
Anderson Paak rrëfen traumën e fëmijërisë: Pashë babanë duke dhunuar nënën time
0

Anderson Paak rrëfen traumën e fëmijërisë: Pashë babanë duke dhunuar nënën time

0
0

Artisti i njohur amerikan Anderson .Paak ka folur hapur për fëmijërinë e vështirë, dhunën brenda familjes dhe rrugëtimin e gjatë që e çoi drejt suksesit ndërkombëtar.

GjatĂ« njĂ« interviste nĂ« podkastin “IMO”, tĂ« drejtuar nga Michelle Obama dhe vĂ«llai i saj, Craig Robinson, fituesi i nĂ«ntĂ« çmimeve Grammy tregoi se si pĂ«rvojat traumatike tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« ndikuan nĂ« formimin e tij si njeri dhe artist.

.Paak kujtoi momentin kur pa të atin duke dhunuar rëndë nënën e tij. Ai tregoi se për një kohë të gjatë nuk dëshironte ta besonte atë që kishte ndodhur, duke u përpjekur ta bindte veten se agresori kishte qenë xhaxhai i tij binjak.

Babai i këngëtarit vuante nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit. Pas sulmit ndaj bashkëshortes, ai u përball me akuza të rënda dhe u dënua me burg. Sipas Anderson .Paak, ky ishte edhe momenti i fundit kur e kishte parë të atin gjatë fëmijërisë.

Artisti pranoi se për shumë vite kishte mbajtur mëri ndaj tij dhe nuk kishte dashur të vendoste kontakte pas lirimit nga burgu. Megjithatë, me nxitjen e së motrës, ai pranoi të fliste me të atin pak përpara vdekjes së tij në vitin 2011.

.Paak tregoi se babai i linte mesazhe zanore, në të cilat këndonte dhe shprehej krenar për suksesin e të birit. Bisedat e fundit e ndihmuan artistin të gjente një lloj mirëkuptimi dhe ta falte.

Në intervistë, Anderson .Paak foli gjithashtu për periudhën kur ai, bashkëshortja dhe fëmija i tyre mbetën pa shtëpi, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar një karrierë në muzikë.

Pika e kthesës erdhi pasi talenti i tij tërhoqi vëmendjen e producentit dhe reperit të famshëm Dr. Dre. Bashkëpunimi me të i hapi rrugën një karriere të suksesshme, që më pas e shndërroi .Paak në një prej emrave më të njohur të muzikës amerikane.

Historia e tij Ă«shtĂ« trajtuar edhe nga media amerikane “Complex”, e cila shkruan se artisti arriti ta linte pas zemĂ«rimin dhe ta falte tĂ« atin pĂ«rpara se ai tĂ« ndĂ«rronte jetĂ«.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=u4o41q69MFA

Foto;https://www.instagram.com/p/Da0VBW_DmiE/?hl=en&img_index=1