Home ShowBiz Çfarë zbuloi Callum Turner për martesën me Dua Lipën?
Çfarë zbuloi Callum Turner për martesën me Dua Lipën?
0

Çfarë zbuloi Callum Turner për martesën me Dua Lipën?

0
0

Aktori Callum Turner, ka folur rreth marteses me këngëtaren e njohur shqiptare me Dua Lipa. Ai tha se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij.

“Ishte e jashtëzakonshme… Ishte dita më e bukur e jetës sime. Është bukur të gjesh një njeri që e do, që të do dhe me të cilin dëshiron të jesh gjatë gjithë kohës”, është shprehur ai në një intervistë për Esquire.

Ai gjithashtu foli edhe për martesën dhe jetën e tyre së bashku, ku shprehu edhe dëshirën për të krijuar një familje me yllin e popit. I pyetur nëse krijimi i një familjeje është një nga prioritetet e tij gjatë dekadës së ardhshme, Turner u përgjigj pozitivisht.

“Sigurisht që po. Jam 36 vjeç. Do të doja të krijoja një familje dhe të rrisja fëmijë”, u shpreh ai.

Në një intervistë për Vogue, edhe Dua Lipa ka folur më parë për mundësinë e të pasurit fëmijë.

“Do të doja shumë të bëhesha nënë një ditë. Por vazhdimisht lind pyetja se kur do të ishte vërtet momenti i duhur… si do të mund ta kombinoja këtë me punën time, si do të funksiononte nëse do të isha në turne dhe sa kohë do të më duhej të qëndroja larg skenës”, ka pohuar ajo.

Megjithatë, këngëtarja kishte theksuar se vetëm dashuria nuk mjafton për të rritur siç duhet një fëmijë.

“Mendoj se është një nga ato gjëra që do të ndodhë kur të jetë koha e duhur. I dua fëmijët, por besoj se të rrisësh një fëmijë kërkon shumë më tepër sesa thjesht t’i duash fëmijët”, ishte shprehur ajo.

Dua Lipa dhe Callum Turner krijuan marrëdhënien e tyre romantike në fillim të vitit 2024, pasi u panë së bashku në disa raste në Los Angeles dhe më pas në evente publike. Marrëdhënia e tyre u bë publike gradualisht, ndërsa çifti konfirmoi fejesën në qershor 2025.

Çifti u martua majin e kaluar në Old Marylebone Town Hall, në Londër, ndërsa më pas festoi me një festë triditore në Palermo të Siçilisë.

Burimi;https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en