Home ShowBiz Labinot Rexha vijon ngacmimet për Edin dhe Elijonën: “Erdha me nda vaden për dasmë”
Labinot Rexha vijon ngacmimet për Edin dhe Elijonën: “Erdha me nda vaden për dasmë”
0

Labinot Rexha vijon ngacmimet për Edin dhe Elijonën: “Erdha me nda vaden për dasmë”

0
0

Labinot Rexha ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve te Edi dhe Elijona, dy ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, përmes një postimi me humor në rrjetet sociale.

Këngëtari ka publikuar në InstaStory një fotografi krah Edit, ku ka hedhur edhe një batutë që ka nxitur reagime nga ndjekësit. “Erdha me nda vaden për dasëm, nëse bëhet Elijona”, ka shkruar ai, duke etiketuar edhe Elijonën në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Labinoti i ngacmon dy ish-banorët në lidhje me një romancë të mundshme. Ditët e fundit ai ka publikuar disa postime, duke lënë të kuptohet me shaka se do t’i pëlqente t’i shihte Edin dhe Elijonën si çift.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim apo shenjë konkrete se mes tyre ka nisur një lidhje romantike. As Edi dhe as Elijona nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që do të sugjeronte se raporti i tyre ka kaluar përtej miqësisë.

Nga ana tjetër, Elijona dhe Klodi kanë reaguar së fundmi ndaj komenteve dhe aludimeve që kanë qarkulluar për marrëdhënien e tyre, duke kërkuar që disa ditë distancë të mos interpretohen menjëherë si ndarje apo zhvillime të tjera.

Për momentin, “romanca” e përfolur mes Edit dhe Elijonës mbetet thjesht një ide e hedhur me humor nga Labinot Rexha, i cili duket se po e mban gjallë kuriozitetin e publikut me postimet e tij karakteristike.