Arber Hajdari ka vizituar ditën e sotme shtëpinë e Klajdi Musabelliut dhe ka takuar mamanë e tij.
Në puntatën e kaluar Klajdi Musabelliu ka tronditur opinionin publik duke treguar se në cfarë kushtesh jeton ai dhe nëna e tij, në një shtëpi të vjetër me shumë lagështirë dhe me tavanin e carë.
Për këtë situat të trishtë ka reaguar opinionisti i “Big Brother Vip”, Arber Hajdari i cili gjatë “Prime” i premtoi Klajdit se me anë të fundacionit të tij “Fundjave Ndryshe“, do i rregullojë shtëpinë.
Për këtë arsye Arbri vizitoi ditën e sotme nënë e Klajdit e cila i tregoj nga afër kushtet në të cilat jetojnë ajo dhe i biri.
“Fuqia e vërtetë e njeriut nuk matet nga sa herë qëndron lart, por nga sa herë rrëzohet dhe përsëri gjen forcën për t’u ngritur.” shkruan Arbri në videon e publikuar.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DEZzMTKsDz9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DETT83ZIWJ9/