
Ema Andrea është nderuar me çmimin e lartë italian “Adelaide Ristori 2025”, për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace”. Ema ka ndarë me ndjekësit këtë moment.
Ema një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia. Krahas postimit në rrjete sociale Ema shprehet:
‘Një gur ku mundem me lanë shenjën e djersës dhe besimit, një peshë mali që më duhet ta mbart me dinjitet! Faleminderit Blerta për durimin dhe pasionin, për talentin dhe dashninë! Faleminderit Blerta e Jeton që me keni besu e me keni marrë me vete ne këtë rrugetim! Meli, Istra, Ejla, Harald, Martin, Orest,Duki faleminderit për krijimtarinë tuaj!‘-shkruan ajo.
Linku: https://www.instagram.com/emaandrea_official/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1b632d89-3933-411e-a336-40d13a2c23dc
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/emaandrea_official/