Home ShowBiz ‘Më duket si një numër i zbrazët’, Agron Llakaj feston ditëlindjen
‘Më duket si një numër i zbrazët’, Agron Llakaj feston ditëlindjen
0

‘Më duket si një numër i zbrazët’, Agron Llakaj feston ditëlindjen

0
0

Agron Llakaj feston ditëlindjen dhe ky përvjetor e ka gjetur me një zbrazëti të thellë shpirtërore për shkak të humbjes së partneres.

Në një postim në rrjete sociale ai ka reaguar duke emocionuar me fjalët ndaj saj.
E dashur dhe e shtrenjte,Kostandina,
Une sot 65 vjeç… por për herë të parë, ditelindja e kesaj moshe më duket si një numër i zbrazët. Sepse Ti nuk je këtu. Nuk je këtu që të qeshësh mes nesh si cdo here ,kur ndiznim atmosferen me te qeshura pa fund, nuk je Ti, qe me dritën e syve të tu në tryezën e festes, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë.
Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur.
Por e kthej në një ditë falënderimi për Ty – për dashurinë që më dhe,per femijet ,familjen dhe jetën që ndërtuam, për gjurmën që le ne shpirtin tim.
….dhe une vazhdoj te jem ende këtu, duke ecur ngadalë drejt mbrëmjes së jetës, me emrin tënd në çdo hap, me ty në çdo frymë.

Linku:https://www.instagram.com/agronllakajofficial/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/agronllakajofficial/

tags: