
Limi dhe Alba janë një nga dyshet më të komentuara brenda Fermës Vip. Pak ditë më parë ata u përfolën se kanë pasur intimitet mes tyre.
Së fundmi dyshja kan diskutuar rreth raportit të tyre dhe diskutimet kanë qenë pak kontradiktore.
Një bisedë e tensionuar mes Lim-it dhe Albës ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre brenda reality show-t. Gjatë një diskutimi te krevati i Njishit, Limi shprehu se Alba e sheh lidhjen e tyre si diçka kalimtare. Kjo deklaratë dukshëm preku Albën, e cila u shpreh e habitur dhe e prekur.
“Nuk mund të lë gjurmë publikisht për diçka kalimtare,” tha Alba, duke theksuar se për të kjo marrëdhënie nuk është thjesht lojë. Ajo theksoi se është një person shumë privat dhe ndjen turp për të shprehur ndjenjat e saj para kamerave. Limi, nga ana tjetër, tha se nuk ka komplekse dhe theksoi se nuk ka marrë asgjë nga Alba pa dëshirën e saj.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=vSRjp-sJtko
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/