
Loredana ka pranuar publikisht se pas BBV dhe raportit me Jozin po kalon një periudhë jo të lehtë në jetën e saj.
Ajo foli për pasojat emocionale që la pas eksperienca brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“ Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë.
Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë dhe më ndikuan. Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë.
Sado ishte një eksperiencë e fortë”. E kam kërkuar ta analizoj. Ndjenjat, veten…në raport me palën tjetër. Nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet. Kjo është arsyeja përse nuk kam folur, nuk ndihem akoma gati.
Do vijë momenti do i them të gjitha. Publiku te unë ka vlerësuar sinqeritetin, vetëm u kërkoj pak kohë”-tha Loredana mes emocionesh.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=ibzBQjnKcS8
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DKXTDN8orMS/?img_index=1