
Gerta Gixhari prej kohësh është pjesë e panelit të Goca de Gra ku shpesh bën deklarata të ndryshme që bëjnë bujë.
Së fundmi ajo ka vendosur të na zbulojë pak më shumë prë veten dhe eksperiencën në Big Brother Vip.
“Ishte një sfidë që më tërhoqi dhe më bëri të marr vendimin për të hyrë aty. Pa dyshim, kishte dhe një qëllim për karrierën time, por nuk e fsheh që pjesë e arsyes ishin edhe paratë.”
Gazetarja tregoi gjithashtu se përjetimi i lojës brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe nga perceptimi që kishte si shikues.
“Kur je brenda, ndjen një presion të madh nga kamerat. Nuk është siç duket nga jashtë, por në asnjë moment nuk jam penduar për pjesëmarrjen time”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=1Q3OzhEaL60
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIeRqABovmd/?img_index=1