Erik Fullani dhe Sara Hoxha kapen “mat” në plazh – romanca duket se nuk fshihet më.
Pas thashethemeve që nisën vetëm pak ditë më parë për një lidhje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës, dyshja është fotografuar së bashku duke pushuar në një nga plazhet shqiptare.
Të buzëqeshur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ata duket se po shijojnë jo vetëm rrezet e diellit, por edhe romancën.
Ky moment i kapur nga paparacët i ka shtuar më shumë benzinë zjarrit të dyshimeve, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka më shumë sesa një miqësi.
Deri tani, asnjëri nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, por fotot flasin vetë. A është ky fillimi i një historie dashurie? Gjithçka duket se po shkon në atë drejtim.
Linku:https://www.instagram.com/sarahoxha/tagged/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarahoxha/tagged/