
Pritjes i ka ardhur fundi. Eliona Pitarka ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit.
Aktorja është bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tretë.
Eliona dhe pse ka ndarë portretin e bebit ka vendosur t’i lërë ndjekësit në mëndyshje për gjininë.
Kujtojmë se aktorja është nënë e dy vajzave.
Krahas postit ajo ka marrë shumë urime të ëmbla nga miqtë dhe ndjekësit. Një pjesë e ndjekësve kanë hedhur dyshimet se familja është zgjeruar me një tjetër vajzë por ka dhe nga ata që e kanë uruar Elionën për ardhjen në jetë të një djali.
Bebi erdhi… por misteri i vogël mbetet!
Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time?
Vajzë 💗 Apo Djalë 💙?
Bëjeni parashikimin e fundit.
Linku:https://www.instagram.com/elionapitarka/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elionapitarka/