
Territori shqiptar ditën e martë parashikohet të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës në të gjithë territorin. Ndërsa pasditja sjell kalime të lehta të vransirave në zonat malore ku por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje, vija bredetare dhe qytetet e zonës së ulët do të mbeten në dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime.
Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në 13 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka. Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 17 dhe deri në 22 gradë celcius në vijën bregdetare. Në orët e mesdites do të kemi maksimume të cilat do të regjistrohen në vlerën 36 gradë celcius në qytetet e zonës së uët.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-24-qershor-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-view-of-turkish-landscape-with-mountains-and-river-32508160/