
Dita e shtunë për territorin shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell në të gjithë territorin.
Ndërsa pasditja sjell kalime të lehta të vransirave kryesisht në zonat lindore duke bërë që herë pas here gjatë orëve të pasdites në zonat verilindore të kemi dhe mundësira për momente të pakta me pika shiu.
Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mengjesit kemi një rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të jenë regjistruar në 7 gradë celcius në qytetet e Pukës, Peshkopisë edhe Ersekës, po ashtu rritje të temperaturave të ajrit kemi edhe në ultësirën perëndiore duke bërë që minimumet të luhaten nga 20 dhe deri në vlerën 26 gradë celcius në vijën bregdetare.
Përsa i përket orëëve të mesdites kemi një rënie të lehtë dhe të përkohshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 38 gradë celcius në rang territori.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-5-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/green-coconut-trees-near-body-of-water-1049298/