
Vlerat e larta që kanë përfshirë territorin Shqiptar pritet të sjellin kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell.
Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet vranësira të herë pas herëshme te të cilat më të theksuara priten në zonat verilindore juglindore megjithatë nuk do të mund të sjellin reshje në territor.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-13-tetor-2025/