Video e Hygerta Sakos gjatë emisionit sportive ku ajo moderon ka bërë xhiron e rrjetit duke nxitur një valë reagimesh publike. Hygerta ka mohuar kategorikisht që të jetë tallë me asnjë lojtar duke thënë se situate është keqkuptuar.
Sako ka sqaruar se ai moment ndodhi gjatë transmetimit live ku ajo nuk mundej të lexonte emrin e fubollistit në fjalë për shkak të një problem me shikimin.
Hygerta Sako: “Kjo video ka ndodhur ditën e premte që i bie pas 4 ditësh dhe që mendoj që është një dashakeqsi nuk e di se e kujt se për të dëmtuar imazhin ti, të “Super Gol-it” apo RTSH-s në të treja rastet është vërtet shumë e ulët. Megjithëatë e rëndësishme është që nuk ka të bëj fare as me rracizmin dhe as me talljen sepse “Super Goli” dhe unë personalisht e kemi treguar që s’kemi lidhje fare me këtë pjesë. Situate eskaloi jo për shkak të Arnoldit nuk është Arnoldi arsyeja e të qeshurave. Unë kam pak probleme me sytë edhe po ta lexoja në atë moment nuk do ta dalloja dot emrin.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=LhWty2YCwdU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJPhgyCNeYn/?hl=en&img_index=1