Home Lifestyle Parashikimi motit, 17 nentor 2025
Parashikimi motit, 17 nentor 2025
0

Parashikimi motit, 17 nentor 2025

0
0

Orët e paradites do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë Shqipërinë duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës natës të pësojnë zhvillim duke gjenëruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8 gradë celcius vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26 gradë celcius vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 7 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-17-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/weather-effects-composition_33609915.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=73d1d254-02da-4ec8-b4bb-283378cf8dcf&query=rainy+day