Home ShowBiz Shqipe Hysenaj i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: “Akuza të pavërteta për vëmendje”
Shqipe Hysenaj i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: “Akuza të pavërteta për vëmendje”
0

Shqipe Hysenaj i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: “Akuza të pavërteta për vëmendje”

0
0

Deklaratat e opinionistit Arjan Konomi në emisionin “Goca dhe Gra” kanë shkaktuar reagime të forta, duke vendosur në qendër të debatit ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.

Gjatë puntatës, Konomi u shpreh se në kohën kur transmetohej “Për’puthen”, disa nga vajzat krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave, ndërsa në ekran paraqisnin situata të inskenuara. Ai la të kuptohet se realiteti mund të ketë qenë ndryshe nga ajo që është deklaruar publikisht nga disa prej tyre, përfshirë edhe Shqipen.

Reagimi i Hysenajt nuk vonoi. Përmes disa postimeve në Instastory, ajo hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të fabrikuara për të tërhequr vëmendje.

Ish-konkurrentja ironizoi gjithashtu Konomin, duke sugjeruar se përmendja e vazhdueshme e emrit të saj lidhet më shumë me audiencën sesa me fakte reale.

“Qëndrimi im në program ka qenë i shkurtër, por pavarësisht kësaj, vazhdoj të jem në fokus,” la të kuptohet ajo, ndërsa mohoi çdo aludim mbi jetën e saj private gjatë pjesëmarrjes në format.

Në përmbyllje, Shqipja la të hapur mundësinë se mes saj dhe opinionistit ekziston një histori e pathënë, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet rreth këtij debati që po komentohet gjerësisht në rrjet.

Burimi:https://www.instagram.com/shqipehysenaj/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/shqipehysenaj/?hl=en