Pas lajmeve dhe pamjeve të publikuara gjatë kohës që ajo ishte brenda në garë, ku shfaqej gjatë kryerjes së disa ndërhyrjeve estetike, ish-banorja ka vendosur të thyejë heshtjen.
Përmes një statusi të gjatë në Instastory, Brikena ka shprehur zhgënjimin e saj të thellë, jo vetëm për publikimin e këtyre pamjeve që, sipas saj, kanë synuar t’i cenojnë imazhin, por edhe për “tradhtinë” nga njerëz të afërt.
“Gjatë periudhës që kam qenë brenda në Big Brother, jashtë kam përjetuar shumë padrejtësi. Ka pasur njerëz që janë përpjekur të njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kanë qenë persona të cilëve u kam dhënë me ngrënë nga duart e mia. Janë publikuar shumë gjëra që unë as nuk kam pasur forcën t’i shoh, për hir të shëndetit tim mendor.”
Pavarësisht kësaj situate të rëndë, ish-banorja thekson se ka refuzuar t’i drejtohet gjykatës, duke ia lënë gjithçka në dorë drejtësisë hyjnore, përmes një shprehjeje mjaft pikante: “Shumë më kanë këshilluar të ndjek rrugën ligjore dhe t’i çoj disa njerëz në gjyq, por unë zgjedh të besoj diçka tjetër. Besoj fort që Zoti ekziston. Dhe Zoti nuk është një ‘mace që të gërvish menjëherë’, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton.”
Burimi;https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en