Kris Jenner ka reaguar publikisht për të hedhur poshtë thashethemet që qarkullojnë rreth ndërhyrjes së saj estetike në fytyrë. Gjatë një interviste në podkastin “Khloe in Wonder Land” të vajzës së saj, Khloe Kardashian, ajo i quajti këto pretendime “gënjeshtra”.
“Është një gënjeshtër e hapur. E dua lifting-un tim të fytyrës. E adhuroj mjekun tim. Jam e fiksuar pas tij,” u shpreh Jenner, duke folur për kirurgun e saj, Dr. Steven Levine, të cilin e vlerësoi si një nga më të talentuarit në profesion.
Ajo theksoi se mjeku ka treguar përkushtim maksimal ndaj saj dhe pacientëve të tij, ndërsa vëmendja e madhe mediatike për pamjen e saj ka nxitur spekulime të shumta. Jenner zbuloi gjithashtu se ka diskutuar me kirurgun për mënyra më diskrete identifikimi për pacientët që vijnë me rekomandimin e saj.
Edhe pse është mësuar me kritikat, ajo pranoi se këtë herë situata e ka prekur për shkak të përfshirjes së një personi tjetër. “Unë mund t’i përballoj ato që thonë njerëzit. Por kur kjo dëmton dikë tjetër, nuk mund ta toleroj,” tha ajo.
Me këtë deklaratë, Kris Jenner jo vetëm që mohon zërat për pakënaqësi ndaj ndërhyrjes së saj estetike, por gjithashtu shpreh mbështetje të fortë për profesionistët që qëndrojnë pas këtyre procedurave.
Burimi;https://www.instagram.com/krisjenner/
Foto;https://www.instagram.com/krisjenner/