Home ShowBiz Kendall Jenner shkëlqen me elegancë në prag të Met Gala 2026
Kendall Jenner shkëlqen me elegancë në prag të Met Gala 2026
0

Kendall Jenner shkëlqen me elegancë në prag të Met Gala 2026

0
0

Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen në një nga eventet paraprake të Met Gala-s, duke u kthyer menjëherë në një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.

Supermodelja u shfaq me një fustan të zi minimalist dhe elegant, duke konfirmuar edhe një herë stilin e saj të rafinuar dhe prezencën e fortë në tapetin e kuq. Me një paraqitje të thjeshtë, por shumë klas, Kendall arriti të dominojë vëmendjen mes të ftuarve VIP.

Në këtë event nuk mungonin as figura të tjera të njohura nga bota e modës dhe showbiz-it, ndërsa mes të pranishmëve ishte edhe nëna e saj, Kris Jenner, e cila e ka shoqëruar në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Eventi u zhvillua në një moment delikat, pasi përfshirja e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez si bashkëkryetarë nderi të Met Gala-s ka shkaktuar reagime të përziera. Sipas raportimeve, në New York janë dëgjuar edhe thirrje për bojkot ndaj eventit.

Pavarësisht polemikave, Anna Wintour ka dalë publikisht në mbështetje të tyre, duke vlerësuar veçanërisht rolin dhe ndikimin e Lauren Sanchez.

Met Gala 2026 do të mbahet më 4 maj me temën “Moda është Art” dhe, si çdo vit, pritet të mbledhë emrat më të mëdhenj të industrisë së modës, filmit dhe muzikës, në një nga netët më të rëndësishme të vitit për showbiz-in global.

Burimi;https://www.instagram.com/kendalljenner/

Foto;https://www.instagram.com/kendalljenner/