Home Lifestyle “Zemra që nuk thyhet”: si po na largon AI nga lidhjet njerëzore
“Zemra që nuk thyhet”: si po na largon AI nga lidhjet njerëzore
0

“Zemra që nuk thyhet”: si po na largon AI nga lidhjet njerëzore

0
0

Një artikull i publikuar së fundmi ka ngritur një pyetje që po bëhet gjithnjë e më aktuale në epokën e inteligjencës artificiale: po zgjedhim komoditetin emocional të AI në vend të marrëdhënieve të vërteta njerëzore?

Në artikullin me titull “The Heart That Doesn’t Break”, autori analizon mënyrën sesi njerëzit po krijojnë lidhje emocionale me inteligjencën artificiale, duke e konsideruar atë një alternativë më të lehtë dhe më pak të dhimbshme sesa marrëdhëniet reale.

Sipas autorit, komunikimi me AI ofron një ndjesi të rrallë mirëkuptimi pa konflikt, pa lodhje emocionale dhe pa rrezikun e refuzimit.

“AI nuk sjell plagët e veta në bisedë. Nuk ke frikë nga keqkuptimi, nuk ka tensione apo drama njerëzore. Thjesht të dëgjon dhe përgjigjet”, thuhet në artikull.

Autori argumenton se kjo është arsyeja pse shumë njerëz po rikthehen vazhdimisht te ndërveprimet me inteligjencën artificiale: sepse funksionon dhe sepse marrëdhëniet njerëzore janë të vështira.

Megjithatë, ai paralajmëron se pikërisht kjo “lehtësi” mund të ketë një kosto të madhe emocionale dhe sociale në të ardhmen.

Sipas artikullit, dashuria njerëzore është e ndërlikuar, shpesh e dhimbshme dhe e mbushur me keqkuptime, por pikërisht aty qëndron thellësia e saj.

“Personi që të njeh më mirë është edhe personi që mund të të lëndojë më shumë. Kjo ka qenë gjithmonë çmimi i dashurisë”, shkruan autori.

Një tjetër shqetësim lidhet me brezin e ri. Autori mendon se Gen Z dhe brezat që po rriten me AI mund të mos e shohin më marrëdhënien njerëzore si standardin kryesor emocional.

Edhe pse shumë të rinj shprehin skepticizëm ndaj inteligjencës artificiale, ata vazhdojnë ta përdorin çdo ditë, duke e pranuar gradualisht këtë “zëvendësim emocional”.

Artikulli mbyllet me një reflektim të fortë:“Pyetja nuk është më nëse AI mund të dashurojë. Pyetja është nëse ne po vendosim që ajo që ofron AI është e mjaftueshme për ne.”

Buri bmi; https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-digital-self/202604/the-heart-that-doesnt-break

Foto; Freepik.com