Home ShowBiz Mozzik do të bëhet sërish baba, partnerja zbulon se janë në pritje të një djali
Mozzik do të bëhet sërish baba, partnerja zbulon se janë në pritje të një djali
0

Mozzik do të bëhet sërish baba, partnerja zbulon se janë në pritje të një djali

0
0

Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik, do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi është bërë publik nga partnerja e tij, Lotina Haziri, e cila ka zbuluar se çifti është në pritje të një djali.

Përmes një postimi në Instagram, Lotina ndau disa fotografi ku shfaq barkun e rrumbullakosur, duke treguar se kishte arritur ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes së publikut për gjashtë muaj, pavarësisht se ishte çdo ditë në ekran.

“Hid my boy from the world for 6 months while being live on TV every day. What’s your superpower?”
(“E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërkohë që isha çdo ditë në televizion. Cila është superfuqia juaj?”), shkroi ajo në postim.

Njoftimi u prit me shumë entuziazëm nga ndjekësit e çiftit, të cilët i uruan prindërit e ardhshëm për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Për Mozzikun, ky do të jetë fëmija i dytë. Artisti është baba edhe i Hanës, vajzës së tij nga martesa me reperen Loredana. Edhe pse marrëdhënia e tyre përfundoi disa vite më parë dhe shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, të dy kanë vazhduar të jenë pjesë e jetës së vajzës së tyre.

Tashmë, me ardhjen në jetë të një djali, Mozzik dhe Lotina Haziri po përgatiten të nisin një etapë të re si prindër, ndërsa lajmi ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale.