Home ShowBiz Françeska Murati zbulon pse la Londrën për Shqipërinë: “Tani çdo e premte duket kësh
Françeska Murati zbulon pse la Londrën për Shqipërinë: “Tani çdo e premte duket kësh
0

Françeska Murati zbulon pse la Londrën për Shqipërinë: “Tani çdo e premte duket kësh

0
0

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka folur hapur për vendimin e saj për t’u larguar nga Londra dhe për t’u vendosur në Shqipëri, duke treguar se nuk pendohet aspak për këtë hap.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, modelja iu përgjigj pyetjeve të shumta rreth jetës së saj, ndërsa një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”

Françeska zgjodhi të mos japë një përgjigje të gjatë, por publikoi një fotografi nga bregdeti, të shoqëruar me fjalët: “Sepse tani, çdo e premte duket kështu.”

Përgjigjja e saj la të kuptohet se ajo vlerëson stilin e jetës që ka ndërtuar në Shqipëri, ku gjen më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar kohën pranë detit dhe natyrës.

Prej rikthimit në vend, Françeska Murati ka ndarë shpesh në rrjetet sociale momente nga përditshmëria e saj, ndërsa këtë vit ishte pjesë e “Fan Club”Big Brother VIP Albania, ku u angazhua në rolin e opinionistes. Duket se ish-banorja ka gjetur balancën mes angazhimeve profesionale dhe jetës personale, duke shijuar në maksimum jetën në Shqipëri.

Burimi;https://www.instagram.com/franceska_murati

Foto; https://www.instagram.com/franceska_murati