Home ShowBiz Orinda Huta reagon pas aludimeve për shtatzëni: “Nuk jam në pritje të ëmbël”
Orinda Huta reagon pas aludimeve për shtatzëni: “Nuk jam në pritje të ëmbël”
0

Orinda Huta reagon pas aludimeve për shtatzëni: “Nuk jam në pritje të ëmbël”

0
0

Moderatorja Orinda Huta ka reaguar pas spekulimeve të shumta në rrjetet sociale, ku u aludua se ajo mund të ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje në Instagram, ku Orinda shfaqej pranë bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, dhe vajzës së tyre, teksa kalonin momente familjare. Fustani që kishte zgjedhur të vishte, si edhe një moment kur Turjani e përqafonte, bënë që shumë ndjekës të mendonin se moderatorja po jepte sinjale për një shtatzëni.

Menjëherë pas publikimit, komentet me urime dhe aludime nuk munguan. Megjithatë, Orinda vendosi t’u japë fund zërave me një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot humor.

Përmes një postimi në Instagram, ajo sqaroi se nuk është në pritje të ëmbël dhe se gjithçka ishte keqinterpretuar.

“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju duaaaa”, shkroi moderatorja.

Reagimi i saj u prit me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët vlerësuan sinqeritetin dhe mënyrën spontane me të cilën zgjodhi t’u përgjigjej spekulimeve.

Me këtë sqarim, Orinda Huta i dha fund aludimeve që qarkulluan në rrjet, duke theksuar se, kur të ketë një lajm të tillë për të ndarë me publikun, do ta bëjë vetë në momentin e duhur.

Burimi;https://www.instagram.com/orindahuta/

Foto:https://www.instagram.com/orindahuta/