Home ShowBiz Selin Bollati surprizohet nga DJ Gimbo me një Audi luksoze: “Ma solli pa më thënë asgjë”
Selin Bollati surprizohet nga DJ Gimbo me një Audi luksoze: “Ma solli pa më thënë asgjë”
0

Selin Bollati surprizohet nga DJ Gimbo me një Audi luksoze: “Ma solli pa më thënë asgjë”

0
0

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë një moment të veçantë nga marrëdhënia e saj me DJ Gimbon.

Gjatë një interviste ku çifti ishte i ftuar, Selin tregoi se partneri e kishte surprizuar me një makinë luksoze Audi, pikërisht modelin që ajo kishte ëndërruar.

Sipas saj, surpriza kishte ndodhur gjatë një fundjave që po kalonin në një vilë së bashku me familjarët.

“Pak ditë më parë ishim mbledhur me familjen në një vilë për fundjavë dhe Gimbo më surprizoi. Më dhuroi një makinë dhe e solli aty, pa më treguar asgjë paraprakisht”, rrëfeu Selin.

Ajo e cilësoi dhuratën si një gjest shumë të menduar dhe romantik nga ana e partnerit të saj.

Historia e dashurisë mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku u kthye në një nga marrëdhëniet më të komentuara të sezonit. Pas përfundimit të spektaklit, dyshja kanë vazhduar lidhjen dhe ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale.