Home ShowBiz Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta e familjes së tij pas “Big Brother VIP Albania”
Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta e familjes së tij pas “Big Brother VIP Albania”
0

Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta e familjes së tij pas “Big Brother VIP Albania”

0
0

Miri, ish-banor i “Big Brother VIP Albania 5” dhe anëtar i grupit “West Side Family”, ka folur për ndryshimet që pjesëmarrja e tij në format ka sjellë në jetën e tij familjare.

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, këngëtari u ndal te raporti me bashkëshorten dhe vajzën pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai tha se marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar në thelb, por vëmendja e publikut e ka bërë këtë periudhë më emocionale dhe dinamike.

“Me thënë të drejtën, nuk është e njëjta situatë. Jo se kishim një marrëdhënie tjetër dhe tani kemi një tjetër, por kjo ndjesi pas Big Brother-it ka qenë më e bukur. Gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike”, u shpreh ai.

Miri tregoi se tani interesimi i publikut nuk përqendrohet vetëm tek ai, por edhe tek familja e tij. Sipas tij, ndodh shpesh që njerëzit t’i kërkojnë fotografi së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, gjë që ai e konsideron një ndjesi të veçantë.

Gjatë rrugëtimit në “BBVA 5”, Miri ishte një nga banorët më të komentuar, veçanërisht për raportet që krijoi brenda shtëpisë me Selin Bollatin. Ai e mbylli garën si finalisti i dytë, ndërsa çmimi i madh prej 100 mijë eurosh u fitua nga Selin.