Home ShowBiz Britney Spears: “U ndjeva sikur kisha dështuar si nënë”, akuza ndaj prindërve për djemtë e saj
Britney Spears: “U ndjeva sikur kisha dështuar si nënë”, akuza ndaj prindërve për djemtë e saj
0

Britney Spears: “U ndjeva sikur kisha dështuar si nënë”, akuza ndaj prindërve për djemtë e saj

0
0

Britney Spears ka ndarë një rrëfim emocional në rrjetin social X, ku tha se është ndier sikur kishte “dështuar si nënë” pas një bisede me një nga djemtë e saj.

Këngëtarja 44-vjeçare tregoi se djali i kishte thënë se besonte vetëm te shkenca dhe jo te Zoti, gjë që, sipas saj, e preku thellë. Spears, e cila tha se lutet çdo ditë, shprehu dëshirën t’u kërkojë falje fëmijëve të saj për gabimet që beson se ka bërë në të kaluarën.

Në të njëjtin reagim, ajo akuzoi prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears, se kishin kaluar kohë fshehurazi me djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, pa e përfshirë atë. Spears publikoi edhe një fotografi të vjetër të tyre në plazh.

Sipas këngëtares, ajo kishte mësuar rreth pesë vite më parë se prindërit e saj i kishin çuar djemtë në plazh gjatë verës pa dijeninë e saj. Ajo tha se ndjenja e përjashtimit e kishte demoralizuar dhe se kishte qarë për dy muaj.

Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, janë prindër të Sean Preston, 20 vjeç, dhe Jayden James, 19 vjeç. Këngëtarja ka folur shpesh për marrëdhënien e vështirë me familjen e saj dhe për pasojat e kujdestarisë ligjore 13-vjeçare, e cila përfundoi në vitin 2021.