Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të ri për markën Khy, këtë herë me kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini.
Për fushatën promocionale, 29-vjeçarja ka realizuar një set fotografik provokues, ku vëmendja është përqendruar te modelet e reja të këpucëve. Në disa prej fotove, Jenner shfaqet e veshur vetëm me këpucët e koleksionit, ndërsa flokët e saj të gjatë mbulojnë pjesërisht trupin.
âE kam veshur Gia Borghini prej vitesh, ndaj ky bashkĂ«punim mĂ« dukej i duhuriâ, shkroi Jenner nĂ« Instagram, duke ndarĂ« detaje nga projekti.
Ajo bëri të ditur se këpucët janë prodhuar me dorë në Itali dhe se është përfshirë në çdo etapë të krijimit të tyre, duke rishikuar vazhdimisht dizajnet deri në përfundimin e koleksionit.
Modelet e reja të Khy x Gia Borghini do të dalin në shitje më 21 gusht në faqen zyrtare të Khy.
Ky projekt vjen pas bashkëpunimeve të tjera të Kylie Jenner në industrinë e modës, përfshirë koleksionin e dytë të rrobave të banjës të realizuar me Frankies Bikinis.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DcB5AIwCZZQ/?hl=en&img_index=1
Foto:Â https://www.instagram.com/p/DcB5AIwCZZQ/?hl=en&img_index=1