Bashkëshorti i Nicki Minaj, Kenneth Petty, është dënuar me një vit arrest shtëpiak pasi ai u deklarua fajtor për akuzat mbi përdhunimi ndaj një minorene.
Petty ishte përballur me deri në 10 vjet burg me lirim të mbikëqyrur, por tani do ta shlyejë dënimin në rezidencën luksoze të çiftit në Calabasas.
Ai gjithashtu u urdhërua të paguante një gjobë prej 55,000 dollarë dhe do të ketë tre vjet provë, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA.
Në vitin 2019, ai u dënua për tentativë përdhunimi të shkallës së parë të një 16-vjeçareje në Nju Jork në vitin 1995 dhe kreu katër vjet burg.
Petty u përball me probleme të tjera ligjore në gusht pasi viktima e tij, Jennifer Hough, ngriti një padi kundër tij dhe Minaj.
Hough pretendoi se Minaj dhe Petty i shkaktuan shqetësim emocional dhe u përpoqën ta detyronin të hiqte dorë nga akuza e saj për përdhunim, duke i ofruar asaj 500,000 dollarë për ta blerë dëshminë e saj.
Linku: https://metro.co.uk/2022/07/07/nicki-minaj-husband-under-house-arrest-for-failing-to-register-as-sex-offender-16957031/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CX6lb-rvmtf/