Ronela Hajati është një nga artistet shqiptare më pa komplekse që jemi mësuar ta shikojmë në të gjitha ngjyrat e saj në kaq vite karrierë.
Sot për këngëtaren është një ditë speciale. I ati i ndjerë do të festonte ditëlindjen nëse do të ishte mes tyre.
Nuk kanë munguar disa fjalë zemre nga ana e këngëtares për të atin.
“Sot do të ishte ditëlindja jote babush! Ndriçomë nga lart se ta kam nevojën si kurrë më parë”, ka shkruar Hajati.
Kujtojmë se artistja ka pasur një lidhje të veçantë me të atin e saj. I ati i këngëtares u nda nga jeta në vitin 2013 duke lënë një boshllëk të parikuperueshëm për të bijën.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/3543126282651107205/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/3543126282651107205/