Selena Gomez ka folur hapur për betejën e saj të gjatë me shëndetin mendor, duke treguar se në një periudhë të jetës nuk e njihte më personin që ishte bërë.
Gjatë një bisede në podcastin e Jay Shetty-t, këngëtarja dhe aktorja e njohur rrëfeu vështirësitë që e shtynë të ndryshonte mënyrën se si e shihte veten dhe jetën.
“Nuk e njihja më veten. Më pas, më në fund, hoqa dorë nga gjithçka që më rëndonte dhe zbulova se kush jam në të vërtetë”, shprehet Gomez.
Artistja tregoi se përvoja e saj e ka motivuar të ndërmarrë një mision më të gjerë: të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe të ndihmojë njerëzit që nuk kanë mundësi të përfitojnë shërbimet e nevojshme.
Gomez foli gjithashtu për presionin që sjell fama, procesin e shërimit, pranimin e ndryshimit dhe rëndësinë e të qenit i sinqertë me veten. Sipas saj, jeta nuk është një rrugëtim i thjeshtë, por edhe përballë sfidave njeriu mund të gjejë forcën për të qenë më i mirë, më i dhembshur dhe më pranë të tjerëve.