‘Nuk ishte princi i kaltër që ëndërroja’, Dojna Mema flet për fillimet e saj me Vlashentin
Dojna Mema në daljen e saj të fundit i është rikthyer raportit me Vlashentin kryesisht fillimeve të tyre. Ajo ka zbuluar se ai nuk ka pasur karakteristikat e princit të kaltër por ishte shumë ndryshe nga se e kishte parashikuar.
‘Krijon një ide në kokë se si duhet të jetë dhe Vlashenti nuk kishte asnjë nga ato detaje. Ishte komplet ndryshe nga sa e kisha parashikuar. Dhe u gjenda para një djali që nuk e kuptoja që çfarë më tërhiqte aq shumë, që rrija 6 orë dhe flisja me të pa pushim. Ajo që më ka pëlqyer më pas tek ai, ishte që nuk ishte një djalë xheloz.
Një person jo i sigurt është xheloz. Mungesa e xhelozisë, mendjehapësia, dëshira për t’i bërë të gjitha gjërat bashkë. Një partner që jo vetëm nuk të frenon për arritur qëllimet në jetën tënde, por të shtyn për më tepër’.
Dojana dhe Vlashenti tashmë kanë krijuar një histori të bukur dhe të qëndrueshme dashurie. Nga romanca e tyre ka ardhur në jetë një djalë Nolan Sol.
Linku:Miqtë e Pasdites
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/dojnamema/