Fabrizio Corona ka shkaktuar një bujë të madhe mediatike me deklaratën e tij për jetën private të Fedez.
Ai ka zbuluar se Fedez kishte një të dashur prej vitesh, madje edhe para se të takonte Chiara Ferragni.
Sipas tij ky raport nuk u bë kurrë publik sepse Angelica Montini, nuk donte të ekspozohej kaq shumë. Edhe ditën e dasmës me Chiarën, Fedez, sipas asaj që zbuloi Corona, Fedez e ka telefonuar Angelicën për t’i thënë se e do dhe se do të hiqte dorë nga gjithçka për të, duke prishur martesën.
Sipas Fabrizio Corona, reperi kishte një marrëdhënie klandestine me Angelica Montini, një sipërmarrëse e re milaneze në industrinë e modës, e cila ishte dashuria e tij e vërtetë, edhe gjatë martesës së tij me Chiara Ferragni.
Linku:https://www.vanityfair.it/article/fedez-accenno-angelica-montini-presunto-amore-podcast-pulp
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fedez/