
‘Sa shumë gjëra na more me ikjen tënde’, Agron Llakaj bën dedikimin prekës për bashkëshorten e ndjerë
Artisti i humorit shqiptar Agron Llakaj muaj më parë humbi bashkëshorten. Për të dhe familjen e tij këto kohë s’kanë qenë aspak të lehta. Ai shpesh na e tregon një gjë të tillë me postime të ndryshme në rrjete sociale.
Agroni në ditën e 8 Marsit i ka dedikuar disa fjalë të ndjera partneres së jetës.
Ky 8 Mars pa Ty!
Për herë të parë në mëngjes u zgjova me mendimin se një tufë lule sa do të gëzonte, por sot na mungon Ti dhe gëzimi i një dite feste sërish të ne kalon në heshtje, Alkida dhe Eno nuk vrapojnë të të marrin në përqafim, nipat nuk vijnë rrotull Teje të të ngazellejnë dhe Adea jote nuk mendoi dhuratën për Ty..,në çdo kohë që kalon,mungesa jote është ulëritëse në shpirt. Nuk e di, se di Kostandina…,sa shumë gjëra na more me ikjen tënde..
Erdhi ky Mars, në heshtim dhe shikojmë me dhimbje njëri tjetrin në sy…,na mungon tmerrësisht.’
Linku:https://www.instagram.com/p/DG8BrIzt3sE/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DG8BrIzt3sE/