Home Lifestyle Parashikimi motit, 18 mars 2025
Parashikimi motit, 18 mars 2025
0

Parashikimi motit, 18 mars 2025

0
0

Dita e martë për territorin Shqiptar nis në mbizotërimin e vransirave reshjeve të shiut në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore kemi rishfaqje të rreshjeve të dëborës. Përsa i përket pjesës së dytë të ditës kemi përmirsim të kushteve të motit si fillim në zonat veriore dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.

Rreshjet më të fokusuara do të jenë në zonat jugore dhe në zonat juglindore, përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi rënie të tyre e ndjeshmje kjo duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 1 gradë celcius në qytetin e Kuksit, Peshkopisë dhe Ersekës.

Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit do të luhaten nga 4 deri në 9 gradë celcius në vijën bregdetare, përsa i përket mesditës do të kemi një tjetër rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se vlera 13 gradë celcius e regjistruar kjo në jug perëndim të territorit Shqiptar.

Në zonat malore temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të jenë jo më shumë se vlera 8 gradë celcius. Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi rreth 55 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimorë duke bërë që të kemi një dallgëzim deri në 4 ball.  

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=TtMzn0DJ-Q8

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/natural-landscape-sunflowers-field-sunny-day_6850624.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=f53df4d5-552e-41d1-b1fa-cab185cc1bef&query=sunny+day