
Shkëlzen Oruci bashkë me ish banorin Aldo Markun kanë qenë të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku kanë folur për veprimin e dhunshëm dhe të papritur që bëri Jozi kundrejt Gjestit gjatë live-t.
Për Shkëlzenin dhuna që përdori Jozi kundrejt Gjestit i vulosi fitoren atij. Ndërsa për Aldon, Gjesti ka ardhur i përgatitur nga formati tjetër Big Brother Vip Kosova.
Shkëlzeni: Edhe nëse ka pasur ndonjë 1% që mendonin se nuk e fiton, kjo shpulla e vulosi fitoren e tij. Ka dhënë dhe idenë se kush është Laerti dhe Rozana aty. Duhet të reagonin.
Aldo: Pashë ca video të Gjestit në formatin ku ishte më para, nuk e shikoja atë energji që ka këtu. Gjesti ka ardhur me diplomë nga atje. Ti bëhesh lojtar, kupton mekanizmat. Nëse merr anët më të mira të lojës së secilit, bëhet lojtati perfekt.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=-2Ju7TL2CaM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIOTI95IiJ2/?hl=en&img_index=1