Home ShowBiz Renee feston ditëlindjen e 10-të – Nora dhe Roberti bashkë në festë për vajzën e tyre
Renee feston ditëlindjen e 10-të – Nora dhe Roberti bashkë në festë për vajzën e tyre
0

Renee feston ditëlindjen e 10-të – Nora dhe Roberti bashkë në festë për vajzën e tyre

0
0

Atmosferë festive dhe emocione të mëdha në familjen e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, pasi vajza e tyre Renee ka festuar ditëlindjen e 10-të.

Të dy prindërit ishin të pranishëm në festë, duke treguar se, pavarësisht ndarjes së tyre, vajza mbetet prioriteti më i madh në jetën e tyre. Në rrjetet sociale nuk munguan urimet plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”, shkroi Nora në një story të ëmbël në Instagram, duke ndarë momente nga festa.

Ndërsa Roberti publikoi një foto të Renee-s me një tortë në formë ylli dhe shkrimin:
“Ti je një yll”, duke e bërë të qartë se krenaria e tij më e madhe është pikërisht vajza.

Festa e ditëlindjes u organizua me shumë dashuri dhe ngjyra, ndërsa ndjekësit e tyre kanë përgëzuar çiftin për përkushtimin ndaj Renee-s, duke lënë komente pozitive për mënyrën se si po e rrisin vajzën e tyre.

Linku: https://www.instagram.com/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noraistrefi/