
Chiara Ferragni sërish beqare? Giovanni Tronchetti Provera rikthehet tek ish-bashkëshortja
Chiara Ferragni duket se po përballet sërish me një fund lidhjeje. Këtë herë ka marrë fund romanca me menaxherin Giovanni Tronchetti Provera, i cili sipas revistës Chi është rikthyer tek ish-bashkëshortja e tij, Nicole Moellhausen.
Fotot e publikuara tregojnë qartë skena intime mes çiftit të dikurshëm, përfshirë puthje dhe momente familjare gjatë një fundjave në Portofino me fëmijët e tyre. Një skenë e veçantë u kap në plazhin e Paraggi, ku pas një bisede kokë më kokë, Giovanni dhe Nicole u panë duke u puthur – një moment që duket se vulosi rikthimin e tyre.
Lidhja mes Ferragnit dhe Proverës nisi pas ndarjes së saj nga Fedez dhe ndarjes së tij nga Nicole, por burime pranë çiftit sugjerojnë se familja e Giovanni-t nuk e pranoi kurrë plotësisht Chiara-n, duke e gjykuar si shumë të ekspozuar për stilin e tyre të jetës.
Ndërkohë, duket se për Chiara-n po hapet një tjetër kapitull si beqare.
Linku: https://www.105.net/news/tutto-news/1386879/chiara-ferragni-torna-single-tronchetti-provera-bacia-l-ex.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/chiaraferragni/