Home ShowBiz Vazhdon gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs – dëshmi tronditëse nga ish-asistentja
Vazhdon gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs – dëshmi tronditëse nga ish-asistentja
0

Vazhdon gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs – dëshmi tronditëse nga ish-asistentja

0
0

Në ditën e 14-të të gjyqit për trafikim seksual ndaj Sean “Diddy” Combs, ish-asistentja e tij personale, e njohur me pseudonimin “Mia”, u rikthye në gjykatë për të vazhduar dëshminë. Ajo dëshmoi për abuzime të dyshuara gjatë kohës që punonte për Combs, përfshirë një incident në festën e tij të 40-vjetorit ku pretendon se u sulmua seksualisht pas konsumimit të alkoolit që i ofroi ai.

“Mia” rrëfeu se jetonte në frikë të vazhdueshme nga abuzimi emocional dhe fizik nga Combs dhe se kishte qenë dëshmitare e disa episodeve të dhunshme ndaj ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura.

Pritet të dëshmojnë edhe punonjës të Hotel InterContinental në Los Angeles, ku një video e publikuar në maj nga CNN tregonte Combs duke sulmuar Venturën në vitin 2016. Mes dëshmitarëve janë mbikëqyrësi Eddy Garcia dhe kujdestarja Sylvia Okun, të cilët kanë marrë imunitet për të dëshmuar.

Ndërkohë, ish-presidenti Donald Trump u shpreh se nuk përjashton mundësinë e një faljeje për Combs, duke theksuar se do të “shikojë faktet” përpara çdo vendimi.

Linku:https://www.eonline.com/news/1418203/sean-diddy-combs-trial-live-updates-week-4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/diddy/tagged/

tags: