
ita e enjte për territorin shqiptar temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit në qytetet e zonave malore janë regjistruar në 15 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.
Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 19 dhe shumë pranë vlerave 24 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket orëve të mesditës kemi maksimume të cilat në rang territory regjistrohen në vlerën 40 gradë celcius në dy qarqet e Elbasanit dhe Beratit.
Ndërsa pjesa tjetër e utësirës perëndimore temperaturat e ajrit luhaten nga 36 e deri në vlerën 39 gradë celcius, temperature të larta do të kemi edhe në zonat malore duke bërë që maksimumet të jenë edhe shumë pranë vlerave 35 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-3-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/parked-boat-1450353/