
Psikologia e njohur Jorida Rustemi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos. Jorida ka treguar se bashkëshorti i saj ka vuajtur prej një kohe shumë të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Jorida ka falenderuar njerëzit për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira.
Jorida Rustemi: “Të nderuar familjarë, miq dhe të afërm! Me zemër të thyer, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm nga jeta, të bashkëshortit tim, Vasileios Stachos, babait të shtrenjtë të dy fëmijëve tanë, të cilët ende të vegjël, besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë.
Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën. I bëri të gjitha përpjekjet, tej të mundurës, luftoi fortë me sëmundjen e rëndë. Për më shumë se katër vite vërtetë të rënda fizikisht përballoi me forcë dhe dinjitet vuajtjet, pa u epur, deri në frymë të fundit.
Miqtë dhe kolegët e shumtë anekënd botës do ta kujtojnë Billin për forcën e karakterit, largpamësinë dhe shpirtin e sipërmarrjes.
Ne, familjarët dhe të afërmit e tij, nuk do ta harrojmë kurrë Vasilin, për gjithë njeriun që ishte, si dhe për gjithçka bëri e mundësoi me përkushtim.
May your soul rest in peace Vasili!
You will be missed Baba!
Αναπαύσου εν ειρήνη, αγαπημένε μας!
🕯️ Ceremonia e përcjelljes, që do të jetë e hapur për çdo mik e dashamir, do të mbahet në vendlindjen e tij, Glifadha – Athinë, në mesditën e së martës, 26 gusht.
Ju falënderoj me mirënjohje nga zemra për ngushëllimet dhe lutjet tuaja!”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DNu0g6oXmo8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DBULwsAtSHB/