Home ShowBiz Kiara Tito për Dojna Mema: Kërkon të marr klikime duke më sulmuar mua
Kiara Tito për Dojna Mema: Kërkon të marr klikime duke më sulmuar mua
0

Kiara Tito për Dojna Mema: Kërkon të marr klikime duke më sulmuar mua

0
0

Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur për akuzën që ka bërë Dojna Mema në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin. Donja ka treguar që Kiara e ka hequr nga folloëersat dhe se nuk e di arsyen se përse. Për Kiaran akuza e Donjës nuk qëndron sepse ajo nuk e ka hequr por Dojna e ka hequr atë.

 

Kiara Tito: “Jam habitur kur e kam parë si deklaratë sepse nuk e kisha vënë re, por shyqyr që sot e kësaj dite egzistojnë disa dashamirës që na ndjekin 24 orë dhe ata e dinë më mirë sesa vetë ne. Dhe më kanë treguar për këtë pjesën e Dojnës që nuk e kam hequr unë nga instagrami, por më ka hequr Dojna vetë megjithë atë kjo ka shumë pak rëndësi sepse në ditën e sotme të diskutosh që më hoqi të hoqa është për mendimin tim një diskutim adoleshentësh. Mendoj që po të ishte kjo merakosje kaq e madhe që pse unë e paskam hequr nga instagrami do ishte bërë kjo bisedë jasht studiove televizive dhe jashtë kamerave dhe jo hajd të themi emrin e Kiarës që të klikohemi.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=uDNGhfVOYiY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DFxyA29N6P0/?hl=en&img_index=7