Home ShowBiz Miku i Shpat Kasapit flet për momentet e tij të fundit: I hodhi sytë nga djali
Miku i Shpat Kasapit flet për momentet e tij të fundit: I hodhi sytë nga djali
0

Miku i Shpat Kasapit flet për momentet e tij të fundit: I hodhi sytë nga djali

0
0

Miku i Shpat Kasapit ka folur për herë të parë për momentet e fundit të këngëtarit. Ai ka treguar se ai nuk është ndjerë mirë gjatë ditës por që nuk ka pranuar të shkoj në spital për shkak se mendonte se ishte një virozë momentale. Por momenti më i trishtë që miku i tij ndau me publikun ishte që në momentet e fundit i kishte kthyer sytë nga djali. Këto moment të trishtë atij i’a kishte treguar bashkëshortja e Shpatit e cila e ka treguar në rrjetet sociale se ai ndërroi jetë në duart e saj.

 

Miku i Shpat Kasapit:Shpati ka ardhur në itali për arsye shëndetsore të djalit, e kam pritur unë ditën e hënë në orën 11 të natës. Djali i tij vuan nga spekteri i autizmit. E kishim lënë për të drekuar sëbashku më ka telefonuar dhe më ka thënë që nuk mund të dal por më sill diçka tek dhoma se nuk ndihem mirë kam sit ë vjella dhe kam pak djegje. I kam thënë që hajde të shkojmë në spital dhe më ka thënë që jo se nuk është diçka shqetësuese do kaloj. Në orën 8 të darkës kam komunikuar prap me të dhe më ka thënë që jam mirë dhe po e mar veten. Në orën 11 e 48 më ka telefonuar Selvija dhe më ka thën Mariglen urgjent te shtëpia sepse Shpati është pa ndjenja dhe nuk ka puls dhe menjëherë ka njoftuar ambulancën dhe jam nisur për të shtëpia. Kur kemi shkuar atje ka ardhur ambulanca dhe ka tranportuar për në spital, por ka qenë e pamundur rikthimi i tij në jetë sepse ai kishte ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Ka ndodhur një arrest kardiak dhe nuk ka ndodhur ajo që po shpifet nëpër portale mbidoza apo koncertet. Ai nuk ka qenë për koncert në itali ai ka ardhur për hall për sëmundjen e djalit. Nuk janë të vërteta ato që shpifen nëpër lajme. E kam gënjyer dhe nënë e Shpatit derisa të shkonte i vëllai që t’i bënte një qetësues sepse ajo më merrte shpesh në telefon dhe i kam thënë që është futur në operacion. Në momentin që Shpati ka ndërruar jetë në biseda që kam patur me Selvijen ka dashur të thotë diçka dhe i ka kthyer sytë nga djali dhe prandaj ishte ai postim i Selvijes.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=9alG5Lbnfmc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnGZsiQqUIl/