Home ShowBiz Landi në mbrojtje të Mirit pas akuzave të babait të Selin
Landi në mbrojtje të Mirit pas akuzave të babait të Selin
0

Landi në mbrojtje të Mirit pas akuzave të babait të Selin

0
0

Historia e Selin dhe Mirit ka marr përmasa gjigande pas afrimitetit të tyre që jashtë shtëpisë është komentuar si pëlqim mga të dyja palët edhe pse Miri jashtë shtëpisë por edhe si brënda njihet s ii martuar. Për këtë afrimitet babai i Selin ka reaguar ashpër gjatë emisionit ku ishte i ftuar në Shqipëria Live, ku e quajti Mirin “perversë” dhe produksioni duhet të marr masa si babait të saj. Landi shoku i Mirit ka bërë një reagim mjaft të ashpër për deklaratën e babit të Selinit, i cili e quan hiperbolizimi ajo çfarë po bëjnë me Mirin.

Landi: “GOZHDËT E KRYQËZIMIT: Pohime personale: Miri nuk është ajo çka qëllimisht po portretizohet e hiperbolizuar në mënyrën më sipërore në rrjete sociale apo tjetër, si shkak i një apo disa momenteve të caktuara, foto/video etj. Mirin e kemi ndjekur (miq e të afërm të cilët i përshëndes për mbështetjen) me shumë kujdes. Big Brother është format që me ose pa hir të fton të jesh më shumë se i vëmendshëm. Deri tani, Mirit as i takon e aq më pak nuk e meriton këtë lloj “vale të nxehti” apo “dalje nga shtrati e lumenjve” të komenteve pa frerë e pa doreza të kujtdo që mundet. Si grup, ne gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të jemi në kundërshti me antivlerat, të vërtetë në atë që i kemi dhënë dhe japim publikut dhe larg diskreditimit apo denigrimit të individit, ama për dreq, nuk mund ta pretendojmë të njëjtën gjë nga të gjithë. Miri nuk i ka bërë keq askujt me dashje. As ne. Kemi qenë dhe jemi në një status HATE AT FIRST SIGHT (Urrjetje me shikim të parë), por gjithmonë e kemi përmbysur këtë me vepra të mira. Miri dhe ne. Miri është pjesë e respektit që publiku i ka dhënë atij si pjesë e Ëest Side Family. Nuk ka abuzuar kurrë me këtë respekt dhe nuk po e bën. As ne. Miri ka familjet e tjj (grua, vajzë, nënë, baba, vëlla etj) të respektuara dhe të distancuara nga sulmet, akuzat apo hedhja baltë ndaj të tretëve. Edhe unë. Si pjesë e showbiz prej 27+ vitesh edhe pse jo publikisht, situata të tilla i kemi kaluar shpesh e madje edhe më keq dhe e dimë fare mirë që një televizion, radio, media.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DTRJhoDDE4A/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTH-ZO0jYC4/

tags: