Home ShowBiz Miku i Mirit thyen heshtjen: Martesa e tij është e fortë, Selin nuk është problem
Miku i Mirit thyen heshtjen: Martesa e tij është e fortë, Selin nuk është problem
0

Miku i Mirit thyen heshtjen: Martesa e tij është e fortë, Selin nuk është problem

0
0

Situata mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 5” vijon të jetë një nga temat më të diskutuara nga publiku. Së fundmi, për këtë dinamikë ka reaguar edhe këngëtari Roland Hysi, i njohur si Landi, mik i afërt i Mirit. I ftuar në emisionin “Fan Club”, Landi u shpreh se nuk sheh asnjë problem në sjelljen e Mirit.

Ai sqaroi se bashkëshortja e Mirit është gjermane dhe vjen nga një kulturë ndryshe , larg paragjykimeve tipike shqiptare. “Nuk ka as gjynah dhe as krim. Asnjëri prej tyre nuk i ka hyrë në hak askujt, as familjes dhe as shoqërisë”, u shpreh Landi, duke mohuar ccdo aludim për shkelje morale lidhur me faktin që Miri dhe Selin flenë në të njëjtin shtrat.

Deklarata e tij ka ndezur edhe më shumë debate në rrjet, duke ndarë publikun mes atyre që mbështesin Mirin dhe atyre që e kritikojnë.

Landi: “Nusja e Mirit është gjermane dhe ka një mentalitet ndryshe nga ai që jemi mësuar ne shqiptarët. Nga s ai njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë. Nuk ka as gjynah as krim. Asnjëri nga të dyja palët nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=A7Vu2zIEDog

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DKpv4NuNLcp/