Një reagim publik ka ardhur nga Adelina Puka, nëna e ish-konkurrentit të “Ferma VIP”, Adioni, pas situatës së tensionuar që përfshiu të birin dhe shkrimtaren Mimoza Ahmeti.
Në një deklaratë për televizionin Vizion Plus, ajo është distancuar nga sjellja e djalit të saj, duke kërkuar njëkohësisht falje publike për gjuhën e përdorur ndaj autores.
“Dua që në emër të familjes të kërkoj falje publike për mënyrën e sjelljes dhe mënyrën e shprehjes së Adionit. Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje, është e pahijshme, por situata ishte akumuluar dhe në fund shpërtheu,” është shprehur ajo.
Adelina Puka theksoi se reagimi i Adionit ka ardhur në një moment tensioni dhe nuk përfaqëson vlerat apo qëndrimin e familjes së tyre.
Në fund të deklaratës, ajo ka përsëritur ndjesën edhe ndaj familjes së Mimoza Ahmetit, duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar: “Më vjen shumë keq dhe kërkoj falje edhe ndaj familjes së Mozës.”
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur debatet mbi sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga konkurrentët në “Ferma VIP” kanë nxitur reagime të shumta në publik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me incidentin.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DXe7zmyjEnvjvjtUdZfqXQa9domr41L-lyiODY0/
Foto; https://www.instagram.com/p/DXe7zmyjEnvjvjtUdZfqXQa9domr41L-lyiODY0/