Soni Malaj reagon ndaj lajmeve për Jonida Maliqin dhe Flor Mumajesin: “Kam qenë e fejuar, janë trillime”
Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi për raportin e saj me Jonida Maliqin dhe përfshirjen e emrit të Flor Mumajesit në një “trekëndësh” të supozuar.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Ferma VIP”, Soni fitoi sfidën e javës dhe mori si shpërblim mundësinë për të parë informacione nga jashtë. Mes alternativave të ofruara nga Agai, ajo zgjodhi të lexonte lajmet që portalet kishin publikuar për të gjatë qëndrimit në fermë.
Por titujt që iu shfaqën në ekran e lanë të habitur. Një prej tyre aludonte për një konflikt mes saj dhe Jonida Maliqit për Flor Mumajesin, ndërsa lajme të tjera flisnin për “ironi” dhe debate lidhur me “rroba firmato”.
Pas përfundimit të “Prime”-it, Soni ka sqaruar situatën para fermerëve të tjerë, duke i quajtur lajmet tërësisht të pavërteta.
“Rrena komplet. I thashë Arbanës: ‘A janë për 1 prillin këto?’ Kur doli Jonida, unë u mërzita realisht sepse ishte konkurrente e fortë. Pastaj shoh tituj si: ‘Soni ironizon Jonidën’. Ishte tmerr”, u shpreh këngëtarja.
Ajo mohoi kategorikisht çdo konflikt me Jonidën Maliqin, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur kurrë debate personale.
Soni reagoi edhe ndaj pretendimeve për një rivalitet të lidhur me Flor Mumajesin, duke sqaruar se lajmet janë të pavërteta dhe jashtë çdo konteksti.
“‘Mollë sherri’ kishin vendosur dhe Florin. Mollë sherri për çfarë? Unë kam qenë e fejuar. Jam ndarë, jam bërë me kalamaj, s’kam lidhje fare. Futja kot!”, tha ajo.
Me këtë reagim, Soni Malaj hodhi poshtë të gjitha aludimet për përplasje me Jonida Maliqin dhe kritikoi mënyrën se si portalet krijojnë “drama” përmes titujve sensacionalë.
Burimi;https://www.instagram.com/soni_malaj/
Foto;https://www.instagram.com/soni_malaj/