Teksa askush nuk e priste, ajo u ngjit në skenë dhe arriti të tërhiqte menjëherë vëmendjen e publikut dhe jurisë me performancën e saj plot energji dhe vetëbesim. Interpretimi i saj u prit me duartrokitje të shumta, ndërsa anëtarët e jurisë nuk i fshehën reagimet pozitive.
“Ka shumë prezencë skenike dhe një talent natyral”, – u shpreh një prej juristëve, i surprizuar nga aftësitë e saj.
Edhe Egli Tako nuk e fshehu emocionin teksa ndiqte performancën, duke buzëqeshur dhe duartrokitur nga studioja. Momenti krijoi atmosferë të ngrohtë dhe u komentua menjëherë edhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës vlerësuan talentin dhe spontanitetin e saj.
Mesa duket, spektakli vazhdon të sjellë jo vetëm konkurrentë të talentuar, por edhe surpriza që arrijnë të rrëmbejnë vëmendjen e publikut.